Palladio CC Cream Full-Coverage

12L

Krem CC pa përmbajtje yndyre, perfekt për të mbuluar e korigjuar skuqjen dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës. Produkt inovativ vegan formuluar me ingredientë të cilësisë së lartë. Ofron mbulim të plotë me një përfundim të butë natyral dhe gjithashtu kujdeset për lëkurën përmes Peptideve, Vitaminës C dhe Vitaminës E. Zbut dhe hidraton lëkurën, duke e bërë atë të duket radiante dhe e shëndetshme.

SKU: 1146 Kategori:
Spastroje

Përshkrim

Palladio CC Cream Full-Coverage

Krem CC me mbulim të plotë për kujdessin e lëkurës dhe arritjen e pamjes perfekte. Ky produkt inovativ vegan është formuluar me ingredientë të një cilësie të lartë, pa gluten dhe pa parabene apo lëndë të tjera të dëmshme. Produkt I certifikuar “Leaping Bunny Cruelty Free” kështuqë ndjehuni mirë duke përdorur një produkt që shkon në një linjë me vlerat dhe idealet tuaja.

Ky CC krem pa përmbajtje yndyre është perfekt për të mbuluar e korigjuar skuqjen dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës. Përshtatet me cdo tip lëkure, përfshirë dhe ato të thata dhe mature.

Vjen në disa nuanca kështuqë keni mundësinë të gjeni të duhurën për tonin tuaj të lëkurës. Cfarëdolloj nuance të ketë fytyra juaj, nga më të hapurat tek më të errëtat, ne ju ofrojmë ngjyrën e duhur për ju.

Ky krem Cc jo vetëm që ofron mbulim të plotë me një përfundim të butë natyral, por gjithashtu kujdeset për lëkurën. Formuluar me një sërë ingredientësh fitimprurës si Peptide, Vitamin C dhe Vitamin E, ky krem ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të duket radiante dhe e shëndetshme.

Formuluar pa parabene, pa gluten.

Formulë vegane, e patestuar në kafshë.

Përdorimi:

Aplikoni një sasi të vogël të kremit CC në fytyrë duke përdorur një furcë apo një sfungjer për përhapjen e njëtrajtshme të tij. Përhapeni mirë me anë të lëvizjeve rrethore derisa të absorbohet prej lëkurës. Për këtë funksion përshtatet shumë mirë furca jonë e makeup-it Ultra Soft Vegan Kabuki Foundation Brush.

Ingredientët:

Aqua, Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Propylene Glycol, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Polymethyl Methacrylate, Bis-PEG/PPG-14/14 Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Magnesium Sulfate; Aluminum Hydroxide, Ascorbyl Palmitate, Biotin, Bis-Isobutyl PEG/PPG-10/7/Dimethicone Copolymer, Cellulose Gum, Chlorhexidine Digluconate, Chrysin, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, PEG-10 Dimethicone, Phenoxyethanol, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Potassium Sorbate, Quaternium-18 Bentonite, Sodium Citrate, Steareth-20, N-Hydroxysuccinimide, Tocopherol, Triethoxycaprylylsilane, Trihydroxystearin [+/- (May Contain/Puede Contener/Peut Contenir): Iron Oxide (CI 77491), Iron Oxide (CI 77492), Iron Oxide (CI 77499), Titanium Dioxide (CI 77891)]

Informacion shtesë

Nuanca

Fair 10C, Light 20W, Light 21C, Medium 30N, Tan 40W, Tan 41N, Rich 50N, Rich 51W

Brand

Palladio Beauty

Related Products