Palladio Dual Wet & Dry Powder Foundation
Jo cdo pudër kompakte është njësoj. Palladio ka formuluar këtë fondatinë të vecantë duke marr parasysh që lëkura jo vetëm të duket bukur, por edhe të ndjehet mirë, duke kombinuar aplikimin e lehtë, performancën e lartë dhe ingredientë botanikë që kujdesen për mirëqenien e lëkurës. Trajtojeni lëkurën me këtë infusion herbal të Ginkgo Biloba dhe Rrënjës së Xhensenit ndërkohë që krijoni lookun tuaj të preferuar.
Palladio Eyeland Vibes Eyeshadow Palette
Kjo paletë tonesh përmban nuanca të ndritshme dhe mat që kombinohen këndshëm për të krijuar një varietet pamjesh. Pasuruar me ingredient botanikë dhe vitamina si gjethja e Aloes dhe ekstrakti i lules së kamomilit. SANDBAR - Ngjyrat e rërës, nuanca të kafes dhe të arit. PARADISE - Ngjyra të shndritshme tropikale. CABANA - Nuanca të lejlasë, blusë dhe argjendit. HORIZON - Nuanca të arta e të rozës. CALIFORNIA SUNSET - Nuancat e ngrohta të perëndimit të diellit.
Palladio Eyeshadow Primer
Primeri për makeup-in e syve është një aksesor I domosdoshëm për një pamje perfekte. Eleminon mbledhjen e tonit të syve në kreshtën e syve dhe ruan një ngjyrë të pasur e të pastër gjatë gjithë ditës. Pasuruar me 5 ekstrakte herbale të ndryshme, si dhe me Vitamin A, C dhe E, kjo formulë me bazë silikoni përhapet lehtësisht e përthithet menjëherë nga lëkura.
Palladio Eyeshadow Quads
Kjo paletë për sytë sjell në rutinën tuaj të makeup-it një eksperiencë të re me teksturën e saj të butë e të qëndrueshme, me nuanca të harmonizuara me njëra tjetrën, pa përmbajtje talku e lehtësisht të aplikueshme. Secila paletë është krijuar me 4 nuanca të vecanta, me një miks përfundimesh mat, me shkëlqim apo metalik. Formulë e pasuruar me Caj Jeshil dhe Vitamin E për tu kujdesur për lëkurën e syve.
Palladio Fifty-Fifty Cat-Eye + Smokey Kajal Eyeliner
Ky penel me dy anë nga Palladio është një mrekulli e vogël krijuese në botën e artit të makeup-it! Me anë të tij mund të arrini të krijoni me lehtësi penelin elegant dhe sfidues ‘Cat Eye’, si dhe një pamje më të butë e joshëse si ‘Smokey Eye’. Me një anë krajon super të butë dhe anën tjetër një penel me majë të hollë super precize, ky produkt 2-në-1 do bëhet miku juaj besnik në cfarëdolloj pamje të dëshironi të krijoni.
Palladio Foundation Brush
Një furçë konike dhe e sheshtë për aplikimin e lehtë të fondatinës, dizenjuar për të arritur një look perfekt si me fondatinat likuide ashtu dhe me ato kremoze.
Palladio Glitter Eyeliner Pencil
Laps për sytë me majë të hollë dhe me një formulë kremoze që zgjat në kohë, me pigment të pasur në xixa e shkëlqim, për krijimin e një look-u dramatik e sy të zbukuruar si me xhevahire. Infuzuar me vitamin E dhe vaj Recini.
Palladio Herbal Clear Brow Gel
Xhel për vetullat, transparent, me një formulë të butë që është vlerësuar me disa cmime, e cila ushqen dhe kujdeset për vetullat, ndërkohë që i fikson ato në formën që ju dëshironi. Mund ta përdorni të vetme ose me produktet e tjera të vetullave. Gjithashtu është e përshtatshme për tu përdorur si xhel për qerpikët për t’i zgjatur dhe fiksuar ato.
Palladio Herbal Foundation Primer
Reduktoni pamjen e linjave të imëta dhe poreve më anë të këtij primeri për fondatinë nga Palladio Beauty me një formulë të lehtë e të mëndafshtë. Mund ta aplikoni të vetme ose poshtë fondatinës, për një makeup që qëndron për orë të gjata. Tekstura unike dhe e butë e saj e bën lëkurën tuaj një tablo perfekte për aplikimin e pjesës tjetër të makeup-it dhe parandalon makeup-in likid të lëvizë. Rezultatet duken menjëherë, imperfeksionet zhduken dhe look-u I krijuar zgjat.
Palladio Herbal Lipstick
Arrini pamjen tuaj të preferuar me këtë buzëkuq hidratues e të pasur në ngjyrë. Nuanca për cdo shije dhe look, si për përditshmëri, punë apo për të dalë mbrëmjeve me mikeshat tuaja. Formula e këtij buzëkuqi është e infuzuar me vitamin E dhe 7 ekstrakte bimore për hidratimin dhe ushqimin e thellë të lëkurës së buzëve.
Palladio Hydrating Lip Oil
Thuajini mirupafshim buzëve të thata e të cara dhe mirëprisni këtë vaj hidratues për buzët I cili zbut, ushqen dhe mbron lëkurën dhe rivitalizon buzët menjëherë në aplikim. Ka një përfundim me shkëlqim e shumë hidratues, me ngjyrë të lehtë që do i bëjë buzët të duken të plota e të parezistueshme. Pasuruar me acid hialuronil, vaj kokosi, aloe, vaj Jojoba dhe xhensen.
Palladio I'm Blushing 2-in-1 Cheek & Lip Tint
Dukuni bukur me nuancat e ngrohta të rozës dhe pjeshkës me këtë ngjyrues 2-në-1 për buzët dhe faqet! Teksturë kremoze që shkon me cdo tonalitet lëkure. Lehtësisht e aplikueshme dhe e dizenjuar për të qëndruar lehtë në lëkurë, pa shkaktuar yndyrosje e për të zgjatur gjithë ditën.