Filter

Palladio Dual Wet & Dry Powder Foundation

0 out of 5

Jo cdo pudër kompakte është njësoj. Palladio ka formuluar këtë fondatinë të vecantë duke marr parasysh që lëkura jo vetëm të duket bukur, por edhe të ndjehet mirë, duke kombinuar aplikimin e lehtë, performancën e lartë dhe ingredientë botanikë që kujdesen për mirëqenien e lëkurës. Trajtojeni lëkurën me këtë infusion herbal të Ginkgo Biloba dhe Rrënjës së Xhensenit ndërkohë që krijoni lookun tuaj të preferuar.

Lexoni më tepër

Palladio Eyeland Vibes Eyeshadow Palette

0 out of 5

Kjo paletë tonesh përmban nuanca të ndritshme dhe mat që kombinohen këndshëm për të krijuar një varietet pamjesh. Pasuruar me ingredient botanikë dhe vitamina si gjethja e Aloes dhe ekstrakti i lules së kamomilit. SANDBAR - Ngjyrat e rërës, nuanca të kafes dhe të arit. PARADISE - Ngjyra të shndritshme tropikale. CABANA -  Nuanca të lejlasë, blusë dhe argjendit. HORIZON - Nuanca të arta e të rozës. CALIFORNIA SUNSET -  Nuancat e ngrohta të perëndimit të diellit.

Lexoni më tepër

Palladio Eyeshadow Primer

0 out of 5

Primeri për makeup-in e syve është një aksesor I domosdoshëm për një pamje perfekte. Eleminon mbledhjen e tonit të syve në kreshtën e syve dhe ruan një ngjyrë të pasur e të pastër gjatë gjithë ditës. Pasuruar me 5 ekstrakte herbale të ndryshme, si dhe me Vitamin A, C dhe E, kjo formulë me bazë silikoni përhapet lehtësisht e përthithet menjëherë nga lëkura.

Lexoni më tepër

Palladio Eyeshadow Quads

0 out of 5

Kjo paletë për sytë sjell në rutinën tuaj të makeup-it një eksperiencë të re me teksturën e saj të butë e të qëndrueshme, me nuanca të harmonizuara me njëra tjetrën, pa përmbajtje talku e lehtësisht të aplikueshme. Secila paletë është krijuar me 4 nuanca të vecanta, me një miks përfundimesh mat, me shkëlqim apo metalik. Formulë e pasuruar me Caj Jeshil dhe Vitamin E për tu kujdesur për lëkurën e syve.

Lexoni më tepër

Palladio Fifty-Fifty Cat-Eye + Smokey Kajal Eyeliner

0 out of 5

Ky penel me dy anë nga Palladio është një mrekulli e vogël krijuese në botën e artit të makeup-it! Me anë të tij mund të arrini të krijoni me lehtësi penelin elegant dhe sfidues ‘Cat Eye’, si dhe një pamje më të butë e joshëse si ‘Smokey Eye’. Me një anë krajon super të butë dhe anën tjetër një penel me majë të hollë super precize, ky produkt 2-në-1 do bëhet miku juaj besnik në cfarëdolloj pamje të dëshironi të krijoni.

Lexoni më tepër

Palladio Foundation Brush

0 out of 5

Një furçë konike dhe e sheshtë për aplikimin e lehtë të fondatinës, dizenjuar për të arritur një look perfekt si me fondatinat likuide ashtu dhe me ato kremoze.

Lexoni më tepër

Palladio Glitter Eyeliner Pencil

0 out of 5

Laps për sytë me majë të hollë dhe me një formulë kremoze që zgjat në kohë, me pigment të pasur në xixa e shkëlqim, për krijimin e një look-u dramatik e sy të zbukuruar si me xhevahire. Infuzuar me vitamin E dhe vaj Recini.

Lexoni më tepër

Palladio Herbal Clear Brow Gel

0 out of 5

Xhel për vetullat, transparent, me një formulë të butë që është vlerësuar me disa cmime, e cila ushqen dhe kujdeset për vetullat, ndërkohë që i fikson ato në formën që ju dëshironi. Mund ta përdorni të vetme ose me produktet e tjera të vetullave. Gjithashtu është  e përshtatshme për tu përdorur si xhel për qerpikët për t’i zgjatur dhe fiksuar ato.

Lexoni më tepër

Palladio Herbal Foundation Primer

0 out of 5

Reduktoni pamjen e linjave të imëta dhe poreve më anë të këtij primeri për fondatinë nga Palladio Beauty me një formulë të lehtë e të mëndafshtë. Mund ta aplikoni të vetme ose poshtë fondatinës, për një makeup që qëndron për orë të gjata. Tekstura unike dhe e butë e saj e bën lëkurën tuaj një tablo perfekte për aplikimin e pjesës tjetër të makeup-it dhe parandalon makeup-in likid të lëvizë. Rezultatet duken menjëherë, imperfeksionet zhduken dhe look-u I krijuar zgjat.

Lexoni më tepër

Palladio Herbal Lipstick

0 out of 5

Arrini pamjen tuaj të preferuar me këtë buzëkuq hidratues e të pasur në ngjyrë. Nuanca për cdo shije dhe look, si për përditshmëri, punë apo për të dalë mbrëmjeve me mikeshat tuaja. Formula e këtij buzëkuqi është e infuzuar me vitamin E dhe 7 ekstrakte bimore për hidratimin dhe ushqimin e thellë të lëkurës së buzëve.

Lexoni më tepër

Palladio Hydrating Lip Oil

0 out of 5

Thuajini mirupafshim buzëve të thata e të cara dhe mirëprisni këtë vaj hidratues për buzët I cili zbut, ushqen dhe mbron lëkurën dhe rivitalizon buzët menjëherë në aplikim. Ka një përfundim me shkëlqim e shumë hidratues, me ngjyrë të lehtë që do i bëjë buzët të duken të plota e të parezistueshme. Pasuruar me acid hialuronil, vaj kokosi, aloe, vaj Jojoba dhe xhensen.

Lexoni më tepër

Palladio I'm Blushing 2-in-1 Cheek & Lip Tint

0 out of 5

Dukuni bukur me nuancat e ngrohta të rozës dhe pjeshkës me këtë ngjyrues 2-në-1 për buzët dhe faqet! Teksturë kremoze që shkon me cdo tonalitet lëkure. Lehtësisht e aplikueshme dhe e dizenjuar për të qëndruar lehtë në lëkurë, pa shkaktuar yndyrosje e për të zgjatur gjithë ditën.

Lexoni më tepër