Palladio Liquid Eyeshadow
Ton sysh likuid, kremoz e plot ngjyrë e shkëlqim, në një formulë inovative e cila shndërrohet nga lëng në solid, duke u ngjitur menjëherë me lëkurën për të qëndruar për më shumë se 8 orë pa lëvizur dhe pa u akumuluar në linjat e qepallave të syve. Formulë ujore me përfundim metalik që zgjat gjithë ditën.
Palladio Matte Blush
Një blush pudër me pigment të qëndrueshëm që i jep jetë fytyrës suaj dhe e përkëdhel butësisht atë. Përfundimi mat i këtij blush komplimenton tiparet tuaja ndërkohë që fsheh dukshmërinë e linjave të imëta dhe rrudhave, të cilat blushi shkëlqyes ka tendencën t’i nxjerrë në dukje.
Palladio Matte Bronzer
Për një look të përkëdhelur prej rrezeve të diellit gjatë gjithë vitit aplikoni këtë bronzer me ngjyra natyrale të ngrohta të lëkurës e përfundim mat, i cili vjen me një formulë të butë si mëndafsh dhe plot ngjyrë që zgjat.
Palladio Maxxlash Mascara
Kjo mascara ka një furcë me ndarje të gjera për efekt maksimal zgjatës dhe nje pamje dramatike. Ngre qerpikët që në rrënjë dhe zgjat edhe fijet më të shkurtëra. Përmban ingredient që kujdesen për shëndëtin dhe pamjen e qerpikëve si dylli I bambusë dhe I orizit për mbrojtjen e fijeve dhe dylli I ullirit për zbutjen dhe menaxhimin e lehtë të tyre.
Palladio Nude Matte Cream Lip Color
Nëse jeni në kërkim të një buzëkuqi të lehtë me ngjyra natyrale, që nuk largohet apo njollos, Palladio Nude Matte Cream Lip Color është I duhuri për ju. Kjo formulë vegane likuide transformohet nga krem në një përfundim mat që nuk largohet prej buzëve pasi thahet. Ngjyra e tij zgjat për orë të tëra dhe përvec kësaj, I mban buzët të hidratuara përmes ingredientëve si gjalpi shea dhe acidi hialuronik.
Palladio Powder Brush
Furcë për hapjen e barabartë të pudrës, për një përfundim perfekt e të njëtrajtshëm. Me fije sintetike të buta të një cilësie të lartë.
Palladio Powder Finish Foundation
Kjo formulë unike fondatine përmban pigmente që reflektojnë dritën dhe krijojnë një pamje natyrale mat. Dizenjuar për të një përhapje sa më natyrale me një mbulim mesatar. Përshtatet me cdo tip lëkure. Vitamina E dhe A, si dhe ekstrakti I Xhensenit dhe Gingkos, ndihmojnë në reduktimin e dukshmërisë së linjave të imëta, poreve të mëdha dhe imperfeksioneve të tjera të lëkurës.
Palladio Precision Eyeliner
Ndryshe nga lapsat e zakonshëm që bëhen prej dyllit, ky laps për sytë ka një formulë të vecantë me bazë xheli për të ofruar pigment optimal të ngjyrës dhe një aplikim të thjeshtë. Me të mund të krijoni cfarëdolloj stili që preferoni. Ideal edhe për sytë më sensitiv. Qëndron shumë mirë për më shumë se 12 orë.
Palladio Precision Lip Liner
Ndryshe nga lapsat e zakonshëm që bëhen prej dyllit, ky laps ka një formulë të vecantë me bazë silikoni për të ofruar pigment optimal të ngjyrës dhe një aplikim të thjeshtë. Ky formulë e mrekullueshme qëndron e palëvizur për më shumë se 12 orë.
Palladio Retractable Waterproof Eyeliner
Laps për sytë për krijimin e linjave të holla, precize dhe elegante për të plotësuar sharmin e syve tuaj. Aplikohet lehtësisht dhe nuk është nevoja ta mprehni, pasi me një rrotullim të vogël të lapsit ai ju ofron formulën e nevojshme. Formulë rezistente ndaj ujit.
Palladio Retractable Waterproof Lip Liner
Laps buzësh rezistent ndaj ujit dhe që zgjat për orë të tëra. Aplikim i lehtë dhe i shpejtë pa qenë nevoja ta mprehni lapsin, pasi vetëm me një rrotullim ju ofron formën ideale. Gjeni nuancën tuaj midis shumëllojshmërisë së ngjyrave neutrale.
Palladio Rice Mattifying Primer
Primer me formulë të lehtë dhe ushqyese i cili kujdeset për reduktimin e menjëhershëm të pamjes së linjave të imëta dhe rrudhave, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës. Nëse kërkoni një primer matifikues për fshehjen e imperfeksioneve të lëkurës dhe fiksimin e fondatinës, ky primer orizi që jep efekte që zgjasin gjithë ditën, është i duhuri për ju.