Palladio Rice Paper Oil Blotting Sheets
Nëse po kërkoni një mënyrë të shpejtë, praktike dhe të lirë për matifikimin e fytyrës dhe largimin e yndyrës së tepërt, letrat vegane të orizit për eleminimin e yndyrës janë zgjedhja e duhur. Për të gjithë ata me lëkurë të yndyrshme apo të kombinuar që bezdisen prej yndyrës dhe shkëlqimit të tepërt gjatë ditës.
Palladio Rice Powder
Nëse po kërkoni një pudër matifikuese transparente me veti fantastike të përthithjes së yndyrës, jeni në vendin e duhur. Kjo pudër orizi ndihmon makeupin të qëndrojë gjatë dhe e lë lëkurën të butë si mëndafsh, për orë të tëra. Mund të përdoret me fondatinën tuaj të preferuar ose e vetme për krijimin e një pamje mat.
Palladio Rice Pressed Face Powder
Pudër orizi e presuar për eleminimin e yndyrës dhe shkëlqimit të tepërt në lëkurat e yndyrshme dhe krijimin e një pamje të bukur mat. Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in apo thjesht ta freskoni atë pas disa orësh, kjo pudër natyrale ju ndihmon të keni pamjen e butë si mëndafsh që keni dëshiruar gjithmonë, duke matifikuar yndyrën që prodhohet gjatë ditës.
Palladio Skin Detox Clarifying Primer
Ky primer jo vetëm që krijon një bazë shumë të mirë për aplikimin e makeup-it por kujdeset dhe për detoksifikimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
I mbushur plot me ingredient pastrues e detoksifikues, si karboni, ky produkt krijon në fytyrën tuaj një tablo ideale për një look magjepsës që qëndron perfekt për orë të gjata.
Palladio Stick Concealers
Fshihni shenjat e njollat, neutralizoni zonat e errëta dhe kamufloni skuqjen me anë të këtij Korrektori Herbal ne trajtë lapsi! Ai ofron mbulim të lartë dhe një aplikim të lehtë e komod me anë të formulës dhe trajtës së tij. Pasuruar me ekstrakte të cajiit jeshil, aloes, xhensenit, kamomilit dhe gingko biloba, si dhe me vitaminat A, C dhe E.
Palladio Sunkissed Highlighter
Pudra shndritëse Sunkissed Highlighter I shton shkëlqim lëkurës suaj si të ishit puthur prej rrezeve të ngrohta të diellit. Formulë vegane e pasur në pigmente perlash e cila përhapet butë dhe qëndron për orë të gjata pa lëvizur dhe pa e dehidruar lëkurën. Pasuruar me ingredient botanikë hidratues.
Palladio The Brow Definer, Retractable Eyebrow Pencil
Palladio Beauty Brow Definer është një laps vetullash 2-në-1 i cili ju mundëson vizatimin, definimin dhe mbushjen e vetullave lehtësisht, për një pamje natyrale të tyre. Me 4 nuancat e tij, ky laps me majë trekëndore mundëson krijimin e linjave të plota e me volum falë 3 anëve versatile të majës. Ana tjetër e lapsit ka një furcë të vogël e të butë najloni për përhapjen e mirë të ngjyrës në vetulla dhe për krijimin e vetullave të plota e me pamje natyrale.
Palladio The Definer Contour + Highlight Palette
Paleta për konturim dhe ndricim Palladio përmban3 nuanca konturimi dhe highlighter nga më e lehta tek më e errëta. Një formulë mat dhe e butë si mëndafsh, pa përmbajtje talku. Pasuruar me Aloen hidratuese, Kamomil, Vaj Kokosi dhe Acid Hialuronik për ta mbajtur lëkurën të qetë e të hidratuar.
Palladio Tinted Lip Balm
Ky balm për buzët është një kombinim perfekt I balmit të pasur në nutrientë ushqyes dhe hidratues, shkëlqimit të Lip Glossit dhe ngjyrës së lehtë të buzëkuqit. Pasuruar me Aloe Vera dhe gjalp Shea ky balm buzësh vegan I mban buzët të hidratuara dhe të shëndetshme pas cdo aplikimi.
Palladio Twisted In Love Mascara
Bini kokë e këmbë në dashuri me maskaran më të re të Palladios! E pajisur me një furcë në formë zemre e cila amplifikon volumin dhe arrin definicion preciz me një rezervuar ngjyre të zezë të pasur në pigment, ndërkohë që fijet e gjata krehin dhe ndajnë qerpikët nga njëri-tjetri për një efekt të plotë maksimal voluminizues.
Palladio Ultra Bold Eyeliner Marker
Laps penel që thahet shpejt e rezistent ndaj ujit, me pigment intensiv për krijimin e linjave të plota e të guximshme me vetëm një kalim. Aplikim I lehtë, pa gabime dhe përfundim që zgjat shumë në kohë.
Palladio Ultra Fine Tip Eyeliner Pen
Laps penel që thahet shpejt e rezistent ndaj ujit, për krijimin e linjave super precise e të holla dhe super të pigmentuara me vetëm një kalim. Aplikim I lehtë e pa gabime dhe përfundim që zgjat në kohë.