🔥
Zbritje

KUNDAL Conditioning Perfume Pet Shampoo – White Laundry

Original price was: 1,890L.Current price is: 1,607L.

Shampo Kundal për kafshët shtëpiake, me efekt zbutës, për një gëzof të butë si mëndafsh. Përmban një kompleks proteinash që përforcojnë dhe zbusin qimen nga thellësia dhe lë një aromë fantastike pastërtie, ideale për nuhatjen sensitive të qenit tuaj të dashur. White Laundry: një përzierje portokalli, zambaku, jasmine dhe myshku, një aromë e ngrohtë dhe e butë, si pambuk.  

SKU: 1088 Kategori: Etiketë:

Përshkrim

Shampo Kundal për kafshët shtëpiake, me efekt zbutës, për një gëzof të butë si mëndafsh. Përmban një kompleks proteinash që përforcojnë dhe zbusin qimen nga thellësia dhe lë një aromë fantastike pastërtie, ideale për nuhatjen sensitive të qenit tuaj të dashur.

White Laundry: një përzierje portokalli, zambaku, jasmine dhe myshku, një aromë e ngrohtë dhe e butë, si pambuk.  

E krijuar posacërisht për qenushët me flokë të ngatërruar apo kacurrel dhe për qenushë me lekurë sensitive. Nëse doni që qeni juaj të ketë gëzof të shndritshëm, të butë si mëndafsh, me aromë të mirë që zgjat dhe të mos luftoni më me të për ta krehur, atëherë shampoja Kundal Conditioning Perfume Pet Shampoo, me dy funksione: shampoo dhe zbutës, është zgjedhja e duhur.

Këtë funksion kjo formulë e arrin me anë të proteinave të hidrolizuara që ka në përbërje: elastin, kolagjen, keratin, protein soje, protein orizi dhe protein tërshëre, të cilat përforcojnë fijen që nga rrënja, duke e bërë atë të shndritshme dhe të lëmuar, si dhe pengojnë këputjen dhe rënien e qimeve.

 

  1. Fragrancë e mirë, ekskluzive për lëkurën e kafshëve, e menduar që mos të bezdisë nuhatjen e tyre sensitive. Një aromë e lehtë pastërtie, me nota të lules së portokallit dhe zambakut, që krijon një ndjesi të ngrohtë e të lehtë si pambuk.
  2. Ingredientë të butë për lëkurën.

Duke qenë se lëkura e qenit është 3 herë më e hollë se lëkura e njeriut dhe poret e tyre janë më të mëdha, lkura e tyre është më sensitive se e jona dhe I përthith ingredientët më shpejt. Për tu kujdesur që lëndët mos të absorbohen dhe akumulohen nën lëkurën e tyre, kjo shampoo përmban ingredientë natyral, të përshtatshëm dhe në sasitë e duhura për një larje delikate, pa pasoja. Kjo parandalon alergjitë, hipersensibilitetin, kruajtjen dhe sëmundjet e lëkurës.

Kjo formulë ka përbërës që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën, si:

  • 20% ujë nga caji jeshil I cili ka aftësinë të hidratojë dhe të qetësojë lëkurën e thaëe dhe sensitive
  • 5 880 ppm ekstrakt nga fara e makadamias që qetëson lëkurën dhe përforcon barrierën e saj
  • Surfactant natyral nga arra e kokosit për një pastrim të butë e të ploëe
  1. Një formulë që balancon pH specifikisht e përshtatur për lëkurën e kafshëve

Kjo formulë me pH 6.5-7.5 është optimale për kafshën tuaj, për të ruajtur dhe balancuar mjedisin natyral të barrierës, shqetësimet e të cilit mund të cojnë në irritime apo sëmundje të lëkurës.

  1. Qime të buta e të pangatërruara për një gëzof si mëndafsh

E përshtatshme për qenë qimegjatë apo qimeshkurtër. Kjo shampoo është e mjaftueshme për një pellush të butë, të pastruar plotësisht, pa ngatërresa, të lehtë per tu krehur dhe me një aromë fantastike.

  1. Formulë në trajt xheli, me viskozitet të ulët, pa ngjyrues, që shplahet lehtësisht edhe në gëzof të dendur.

 

Përdorimi:

  1. Para larjes, krihini qimet e ngatërruara dhe hiqni papastërtitë e medha nga lëkura e kafshës suaj
  2. Lageni me ujë në temperaturën e duhur dhe lajeni me shampoo duke e masazhuar butësisht lëkurën.
  3. Shpëlajeni me ujë të bollshëm derisa mos të mbetet më shkumë. Në rast kontakti me sytë tuaj, shpëlajini me ujë të bollshëm ose lotë artificial.
  4. Thajeni pellushin e kafshës suaj me një peshqir të butë dhe pastaj përdorni tharësen për të tharë gëzofin e poshtëm më të dendur.

 

Ingredientët:

Purified water, green tea water (20%) lauryl glucoside, sodium cocoyl isethionate, lauryl betaine, decyl glucoside, sodium lauroylmethylaminopropionate, coco-glucoside, methylpropanediol, macadamia seed extract ( 5,000ppm), 1,2-hexanediol, polyquaternium-10, caprylyl glycol, ethylhexyl glycerin citrate, glycerin, sodium gluconate, butylene glycol, hydrolyzed keratin, hydrolyzed Elastin hydrolyzed rice protein, hydrolyzed collagen, hydrolyzed soybean protein, hydrolyzed oat protein, fragrance

Informacion shtesë

ml

500

Brand

Kundal

Related Products