🔥
Zbritje

KUNDAL Dental Clean Fresh Pet Toothpaste

Original price was: 990L.Current price is: 842L.

Pastë dhëmbësh për kafshët, në trajtë xheli, me shije të mirë dhe ingredient të sigurtë, për një higjienë të mirë orale dhe një experiencë të kënaqshme të larjes së dhëmbëve. Pastron dhëmbët plotësisht dhe butësisht dhe lë një aromë të këndshme.

Spastroje

Përshkrim

Pastë dhëmbësh për kafshët, në trajtë xheli, me shije të mirë dhe ingredient të sigurtë, për një higjienë të mirë orale dhe një experiencë të kënaqshme të larjes së dhëmbëve. Pastron dhëmbët plotësisht dhe butësisht dhe lë një aromë të këndshme.

Kjo pastë dhëmbësh është krijuar për t’iu përshtatur shijeve të kafshës suaj, me dy aroma që qentë dhe macet I adhurojnë. Ju dhe shoku juaj më I mirë mund të zgjidhni midis shijes së freskët të mollës (Apple) dhe shijes së ëmbël e të ngrohtë të bukës së sapopjekur me qumësht (Milkbread). Të gjithë ingredientët janë të përzgjedhur për kafshët, duke e bërë këtë formulë të sigurtë për konsumim. Qenushi apo macja juaj do ta shijojë procesin e larjes së dhëmbëve sikur të ishte duke ngrënë ushqimin e tij të preferuar.

Kjo pastë dhëmbësh përmban:

  • 10 000 ppm ekstrakt të Jeju Ecklonia – përforcon dhëmbët dhe shëndetin oral me anë të polifenoleve bimore dhe fucoidan, antiinflamatore që përforcojnë imunitetin dhe heqin erën e keqe të gojës.
  • 10 000 ppm ekstrakt të Spirulina Platensis – prforcon imunitetin me anë të vetive antioksiduese dhe vitaminave B6, E dhe C.
  • Ekstrakt të gjethes së pishës – Lufton aromën e keqe të gojës
  • Allantoin – Shëron plagët e mukozës së gojës
  • Ekstrakt nga rrënjët e Gosam – veti anti-inflamatore
  • Additive ushqimorë të sigurtë dhe të shijshëm për kafshët

Kujdesi për shëndetin oral të katërputroshëve tuaj është shumë I rëndësishëm për t’I mbrojtur ata nga sëmundjet periodontale dhe për të parandaluar dhimbjen e dhëmbëve. Gjithashtu ul riskun për transmetimin e sëmundjeve të tjera infective nga kafshët tek njeriu, duke mbrojtur kështu të gjithë familjen.

Një higjienë orale e mirë dhe e rregullt siguron që qenushi apo macja juaj të shijojë ushqimin e tij të preferuar edhe kur të plaket, për të pasur një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme pranë jush, duke ju dhuruar miqësinë e dashurinë e tyre të pakushtëzuar.

Përdorimi:

Filloni duke ia prezantuar pastën e dhëmbëve kafshës suaj dhe lejojeni ta provojë atë. Vendosni një sasi të vogël, sa nje kokërr bizeleje, të pastës mbi furcë dhe fërkoni butësisht dhëmbët.

është e rëndësishme që dhëmbët të lahen përditë, një herë në ditë, duke filluar nga mosha 3 muajsh.

Ingredientët:

Glycerin, purified water, hydrous silicon dioxide, Ecklonia cava extract (10,000ppm), butylene glycol, 1,2-hexanediol, caprylyl glycol, glyceryl caprylate, sorghum root extract, pine leaf extract, spirulina platen Sheath extract, flavoring, cellulose gum, allantoin.

Informacion shtesë

Shije

Apple, Milk Bread

Brand

Kundal

Related Products